Eshte insekticid-akaricid i grupit IGR me veprim specific kontakti dhe ngrenie. Vepron me dy menyra , si sterilizues i femrave dhe si cregullues i proceseve biokimike te formimit te kitines ne trupin e insekteve duke cregulluar mekanizmin e nderimit te moshave (metamorfozen) e per pasoje duke mos lejuar kalimin ne fazen e insektit te rritur. Ka gjetur perdorim ne te gjitha kulturat bujqesore per luftimin e krahebardhave, breshkezave, kepushave eriofide e trasonemide, etj.

  • Permbajtja : 480 gr/kg Chlorpyriphos-ethyl
  • Formulimi : Koncentrat i emulsionueshem
  • Karenca : Ne ullinj dhe agrume 15 dite, perime 21 dite, rush dhe peme frutore 30 diten ne foragjere, grure e miser 15 dite.

Përdorimi

Per luftimin e breshkezave te ndryshme,mizes mesdhetare dhe diptereve te tjere, tripseve, morit te pergjakeshem ,afideve , krimbit te molles, dardhes dhe kumbulles, grerezave, minueseve te gjetheve. Doza e perdorimit 100-120 ml per 100 liter uje.

Per luftimin e breshkezave pambukoreve dhe breshkezave te tjera si Prays citri, Ceroplastes sinensis, Aonidiella auranti, Planococus citri, Lepidosaphes gloverii, si dhe mizen e ullirit. Doza e perdorimit 100-120 ml per 100 liter uje.

Per luftimin e tenjave te rushit, breshkezave, hundegjatit, Scafoides etj. Doza e perdorimit 100-120 ml per 100 liter uje.

Per luftimin e krahebardhave, afideve , minueseve te gjetheve, krimbave te murme, krimbit te lakres, tripsit diptereve si miza e qepes, lakres, karotes etj . Doza e perdorimit 100-120 ml per 100 liter uje.

Per luftimin e krimbit te boceve (Heliothis armigera), krimbave te murme(Agrotis spp.), krimbi i rrenjeve te misrit (Diabrotica spp.), krimbave te misrit ( Sesamia e Pyrausta) krimbat e lakres (Pieris.sp, Baratra sp.), lema, tripset, krahebardha (Bemisia tabaci). Doza e perdorimit 100-120 ml per 100 liter uje

Krimbi tel, krimbat e murme, dosezes, krimbave te bardhe etj . Perdoret me perqendrim 0.4% duke u shperndare ne brazde perpar mbjelljes se kultures. Gjate vegjetcionit perdoret me perqendrim 0.2% duke sperketur qafat e renjeve.

Per luftimin furtareve, mizes se shtepise, e isopterev te ndryshem (Blattellidae, Muscidae, Isoptera), mushkonjave (larvave dhe insektit te ritur) . Ne stalla per luftimin e mizve dhe insekteve te ndryshem. Perdoret 100 ml pereparat per trajtimin e 20-25m2 siperfaqe duke perdorur 7-10 liter uje.

Vërejtje për përdorimin

Mos sperkatni ne dite me ere. Perzihet me te gjitha fungicidet me perjashtim te atyre me reaksion alkalin si bordolezi,polisulfuri.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues per bletet, prandaj evitoni trajtimet ne lulezim ne pemet frutore ose merni masa qe ato te mos frekuentohen nga bletet te pakten nje jave pas trajtimit. Eshte shume helmues per peshqit. Mos ndotni basenet, pellgjet dhe ruget e ujit me produktin ose ambalazhin bosh. Helmues per insektet e dobishme, kafshet shtepiake, dhe kafshet e egra.