Eshte Akaricid specifik per kontrollin e kepushave tetranichide. Panonychus spp., Tetranychus spp., Eotetranychus spp., Vepron me sukses ndaj fazave te vezeve , larvave dhe nimfave. Megjithese nuk vepron direk ndaj inskteve te ritura, femrat e atakuara nga preparati prodhojne veze sterile. Karakterizohet nga levizja translaminare ne gjethe duke u bere i pranishem shume shpejt pas sperkatjes ne te dyja faqet e gjetheve dhe duke atakuar keshtu si individet qe ndodhen ne pjesen e siperme ashtu edhe ato qe ndothen ne pjesen e poshteme te gjethes. Kjo e ben edhe me te efekteshem preparatin, pasi kepushat preferojne me shume pjesen e poshteme te gjethes. Vepron si nepermjet kontaktit ashtu edhe ne permjet aparatit tretes. Karakterizohet nga qendrushmeri e larte duke rezultuar nje efrekt te zgjatur i cili shkon 4-8 jave.

  • Permbajtja : 10% Hexythiazox
  • Formulimi : Pluhur i lageshem
  • Karenca : Molle, dardhe, vreshta , agrume 14 dite . Perime dhe ornamentale 14 dite

Përdorimi

Suksesi i preparatit varet nga koha e trajtimit. Duhet te trajtojme sa me heret, kur vezet dimerore kane filluar te celin. NISSORUN karakterizohet nga nje veprim residual qe shkon 4-8 jave sipas kushteve klimatike. Kryhen deri ne dy trajtime per sezon. Doza e perdorimit 50gr per 100 liter uje.

Vërejtje për përdorimin

Trajtimet fillojne kur konstatojme te pakten 2-3 kepusha per gjethe. Ne trajtimet e vonuara kur infeksioni eshte i larte rekomandohet te shtohet ORTUS, akaricid specifik per stadet e rritura te kepushave.Nuk rekomandohet te perdoret ne oret e nxehta te dites. Nuk perzihet me produktet acide apo alkaline. Kombinimi me insekticide apo fungicide te tjera vecanerisht ne molle do te ishte me i rekomandueshem te behej me formulime pluhura te lageshme.

Ndikim në ekosistem

Eshte helmues ndaj peshqve the organizmave te tjera ujore, prandaj duhet te behet kujdes te mos ndoten basenet ujore si dhe ato te rjedheshme me produktin apo solicionet qe rezultojne nga perdorimi apo nga shplarja e paisjeve dhe mjeteve te punes.