IPPON 500 SC eshte fungicid kontakti dhe lokosistemik parambrojtes dhe bllokues ndaj Botrytisit, Monilies, Sclerotinies, Didimeles dhe Alternaries.

  • Permbajtja : 50% Iprodion
  • Formulimi : Suspension i Koncentruar
  • Karenca : Domate,trangull-7 ditë;Rrush dhe luleshtrydhe -21 ditë;pjeshkë-14 ditë;Limona -10 ditë;Fruta farore-30 ditë.

Përdorimi

Për luftimin e Botritisit, Alternaries, Didimeles dhe Sclerotinies, me 0.1-015%. Nuk rekomandohet në bimët në farishte apo ato të porsa mbjella.

Per luftimin e Rizoktonies duke zhytur tubere për 5 minuta në solucion 0.2%.

Për luftimin e kalbëzimit gri (Botrytis Cinerea). Në varësi të zonave dhe rrezikut të sëmundjes kryhen deri në 4 trajtime. Trajtimi i parë kur kanë rënë 80% e petaleve me 0.075-0.1% , ndërsa trajtimet e tjera me 0.1-0.15% respektivisht përpara mbylljes së veshulit, kur kokrra ka filluar të formojë sheqerin dhe 3-4 javë para vjeljes.

Kundër monilies së herëshme (Monilia laxa), trajtimet kryhen preventive gjatë lulëzimit me 0.75-0.1% ; kundër monilies së vonë (Monilia fructicola) trajtimet kryhen 3 javë dhe 1 javë para vjeljes me 0.1%.

Kunder kalbezimit gri (Botrytis) trajtimet fillojnë menjëherë pas lulëzimit me 0.1-0.15% dhe vazhdojnë çdo 7-10 ditë në varësi të infeksionit.

Kunder kalbezimit te bardhe (Sclerotiorum cepivorum) si masë preventive në dezinfektimin e farërave duke përdorur 20ml produkt për 1 kg farë; për trajtimin e fidanëve të qepëve përdoret një tretësirë 1% duke zhytur fidanat për 4 orë ndërsa trajtimi i bimëve në fushë bëhet me 0.15%.

Për luftimin e Sklerotinies (Sclerotinia sclerotiorum, Sclerotinia minor) ,trajtimet kryhen menjëherë pas mbjelljes dhe pas 14 ditësh me 0.1%.

Per luftimin e Alternaries me 0.1%.

Per luftimin e Rizoktonies duke zhytur tubere për 5 minuta në solucion 0.2%.

Për dezinfektimin e tyre duke i zhytur tuberet në një solucion 0.5% për 5 minuta.

Agrume, Farore, Bërthamore, duke i banjëzuar me solucion 0.15%.

Vërejtje për përdorimin

Nuk këshillohet përzierja me produkte alkaline. Nuk rekomandohet të kryhen më shumë se 4 trajtime për sezon duke përfshirë këtu edhe trajtimet me dikarboksimide të tjera. Nuk rekomandohet të përdoret në dardhën Decana del Comzio.

Ndikim në ekosistem

Nuk është helmues ndaj bletëve, peshqve dhe organizmave të tjerë ujorë.