MISSION eshte herbicid me veprim kontakti dhe total. Përdoret si desikant në patate dhe ne kulturat e tjera qe kultivohen per koker si bishtajoret , koleza , tërfili i kuq dhe i bardhë, elbi dhe tërshëra për ushqim të kafshëve, liri. Gjithashtu perdoret si herbicid total per tharjen e barerave te keqia gjethegjera e gjethengushta dhe per luftimin e kuskutes ne jonxhe.

  • Permbajtja : 200 gr/lit Diquat
  • Formulimi : Koncentrat i tretshem ne uje
  • Karenca : Nuk aplikohet

Përdorimi

Perdoret per desikimin e mases vegjetative te patates para vjeljes me doze 4 l/ha te shperndare me 200-300 l/ha uje. Bimesia duhet te jete ne gjendje te mire vegjetative e pa stresuara nga thatesira ose kushte te tjera te pa pershtateshme.

Perdoret me doze 1 lit/ha pas vellazerimit.

Perdoret me doze 1.2 lit/ha, kur graminoret jane stabilizuar mire ne toke.

 

Vërejtje për përdorimin

Mos sperkatni ne dite me ere dhe ne oret e nxehta te dites. Sperkatni kur barerat e keqia jane te reja dhe me pak se 15 cm te larta. Mos sperkatni ne parcela te stresuara nga mungesa e ujit dhe faktore te tjere. Nuk lejohet perdorimi me mjete ajrore. Ndalohet perdorimi ne serra. Ndalohet perdorimi ne largesi nen 30 m nga zonat e banuara. MISSION nuk le mbetje ne toke dhe nuk thithet nga rrenjet, per pasoje parcelat e trajtuara me te, 48 ore pas trajtimit mund te mbillen me te gjitha kulturat.

Ndikim në ekosistem

Preparati nuk ka ndikime ne ekosistem. Mbani kafshet larg parcelave te trajtuar deri sa te jete thare tretesira sperkatese. Ne rast te ndotjes se burimeve ujore per vaditje ato duhet te perdoren pasi te kene kaluar 24 ore.